Kusari-Lila: Kurti ende s’i ka votat për qeveri, mungojnë 4-5 deputetë për shumicë
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka pranuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, aktualisht nuk i ka votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re. Në një intervistë në emisionin “Info Nata” në Teve1, ajo ka bërë të ditur se partia e Kurtit është ende disa vota larg sigurimit të shumicës […]








