Rrezik për Kosovën: Nga 1 janari mund të mos ketë paga e pensione, në mungesë të buxhetit të ri

Mosformimi i një qeverie të re ka rritur ndjeshëm rrezikun që Kosova të hyjë në vitin 2026 pa buxhet të miratuar, duke vënë në pikëpyetje pagesat për paga, pensione dhe ndihma sociale. Eksperti i financave dhe ish-ministri i Ekonomisë e Financave, Haki Shatri, paralajmëron se nëse deri në fund të këtij viti nuk miratohet buxheti, […]

Gjendet pa shenja jete një burrë në Llapçevë të Malishevës, Policia nis hetimet për zbardhjen e rastit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në mëngjes në fshatin Llapçevë të Malishevës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete pranë një automjeti të ndalur në rrugë. Rreth orës 07:00 të mëngjesit, një zyrtar policor që po kalonte me veturën e tij në dalje të fshatit në drejtim të Malishevës ka vërejtur një […]

Ramadani: Kosova në krizë të thellë, duhet një qeveri stabilizuese nga partitë e tjera

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka vlerësuar se Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, duke theksuar nevojën për krijimin e një qeverie stabilizuese që do të udhëhiqej nga partitë e tjera. Sipas Ramadanit, vendi gjendet në një situatë kritike për shkak të bllokadës shtetërore gjatë vitit 2025, si dhe keqqeverisjes […]

Arrestohet prokurori në Prizren, dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Një prokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren është arrestuar mëngjesin e sotëm gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se bëhet fjalë për prokurorin B. Sh., i cili ushtron detyrën në Departamentin e Përgjithshëm të kësaj prokurorie. […]

Në orën 10:00 mbahet seanca për formimin e Qeverisë – ende e paqartë nëse Kurti i ka votat e nevojshme

Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për formimin e qeverisë së re. Mandatar për kryeministër është Albin Kurti, pasi Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit. Për të siguruar formimin e qeverisë, Kurtit i nevojiten së paku 61 vota. Megjithatë, ai aktualisht ka 48 […]

Prokuroria Speciale nis hetimet për çështjen e shtrenjtimit të energjisë elektrike

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hapur hetime lidhur me çështjen e shtrenjtimit të energjisë elektrike në vend. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka reaguar pas faturave të fundit të energjisë, duke thënë se ato po rëndojnë buxhetin […]

Haziri për koalicion me VV-në: Për LDK-në çështja është e mbyllur, mos pritni befasi

Nënkryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë Kurti III, duke thënë se për LDK-në kjo është një “çështje e mbyllur”. Në emisionin “Këndi i Debatit” në Teve1, Haziri tha se partia e tij nuk do të bëjë asnjë kompromis […]

Specialja i kërkon mbrojtjes së Thaçit të shmangë vonesat me dëshmitarët

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, i ka bërë thirrje mbrojtjes që të shmangë vonesat e mëtejshme në lidhje me paraqitjen e dëshmitarëve. Në një njoftim zyrtar, Specialja ka bërë të ditur se trupi gjykues ka rishikuar afatet për mocionet mbi provat jogjuhësore dhe ka urdhëruar mbrojtjen […]

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj pesë personave për spiunazh në shërbim të BIA-s serbe

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave për veprën penale “spiunazh”, në lidhje me bashkëpunimin me shërbimin inteligjent serb, BIA. Që nga qershori i vitit 2024, në Kosovë janë arrestuar shtatë persona nën dyshimin për spiunazh, prej tyre katër shqiptarë. Eksperti i sigurisë, Refki Morina, ka vlerësuar se spiunazhi […]

Punëtori bie nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjilan, në gjendje të rëndë

Një punëtor nga fshati Kabash i komunës së Vitisë ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimor në Gjilan, ku po punonte. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin, duke thënë se ngjarja ka ndodhur të premten pasdite, më 24 tetor […]