#Sport

Zyrtarizohet marrëveshja e re me përzgjedhësin Franco Foda

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se ka finalizuar marrëveshjen e re dyvjeçare me përzgjedhësin Franco Foda, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit deri në fund të vitit 2027.

Kontrata është nënshkruar më 6 tetor nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe përzgjedhësi Foda, në ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar, duke formalizuar marrëveshjen e arritur më herët.

Sipas FFK-së, marrëveshja parashikon vazhdimin automatik të kontratës në rast se Kosova kualifikohet në Kampionatin Evropian 2028.

Franco Foda mori drejtimin e Kombëtares më 17 shkurt 2024 dhe deri tani ka udhëhequr Kosovën në 17 ndeshje, duke regjistruar 11 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.