Zyrtari policor sulmohet në Vushtrri gjatë intervenimit në një aksident trafiku
Zyrtari policor sulmohet në Vushtrri gjatë intervenimit në një aksident trafiku
Një person është arrestuar në Vushtrri pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, teksa ky i fundit po trajtonte një aksident trafiku në rrugën “Ukshin Kovaqica”.
Sipas raportit të policisë, zyrtari ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin.











