#Lajme

Zyrtari i VLEN-it merr pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Zyrtari i VLEN-it, Muhamed Murtezi, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Protesta po zhvillohet në sheshin e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut dhe është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Tubimi ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj procesit gjyqësor në Hagë dhe kërkesën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa pjesëmarrja e përfaqësuesve politikë po shihet si mbështetje ndaj kësaj kauze.