Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi në magjistralen Vushtrri–Mitrovicë
Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi në magjistralen Vushtrri–Mitrovicë
Prishtinë, 27 qershor 2025 – Zyrtarët nga Njësia Speciale Intervenuese kanë shpëtuar jetën e një gruaje që u gjet e shtrirë dhe pa ndjenja në rrugën magjistrale Vushtrri–Mitrovicë.
Ata ndërhynë menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë dhe duke e mbajtur situatën nën kontroll deri në ardhjen e ambulancës. Falë reagimit të shpejtë, gruaja është këndellur.
Ky rast tregon përkushtimin e Policisë së Kosovës në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe aftësitë e fituara përmes trajnimeve profesionale me mbështetjen e partnerëve strategjikë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.











