#Sport

Zyrtare: Ilkay Gundogan transferohet te Galatasaray

Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan ka zyrtarizuar kalimin e tij te Galatasaray, duke i dhënë fund aventurës në Manchester City edhe pse kishte edhe një vit kontratë me klubin anglez.

34-vjeçari u prezantua nga kampioni turk të martën, duke e cilësuar këtë hap si një moment krenarie për të dhe familjen e tij.

“Është nder i madh të jem pjesë e Galatasarayt. Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të vesh fanellën, të hyj në stadium dhe të luaj me shokët e rinj të ekipit,” tha Gundogan pas prezantimit.

Ai shtoi se shpreson të përshtatet shpejt me skuadrën dhe të ndihmojë në arritjen e objektivave të klubit.