#Lajme

Zvarritja e formimit të institucioneve ngre alarmin e sindikatave: Pagat nuk duhet të bëhen peng i krizës politike

Vendimi për rinumërimin e votave mund të zgjasë procesin zgjedhor, duke shtyrë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re. Kjo ka ngritur shqetësime për pasojat që mund të ketë mbi punëtorët e sektorit publik, veçanërisht lidhur me vonesat në pagesën e pagave.

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Tevide Imeri, ka paralajmëruar se vonesat institucionale po krijojnë pasiguri për punëtorët e shëndetësisë dhe po rrezikojnë funksionimin normal të këtij sektori. Ajo ka theksuar se, përveç pagave, në rrezik janë edhe furnizimi me barna, pagesat për shërbime esenciale, kontratat e stafit dhe organizimi i punës.

Imeri ka theksuar se pagat nuk guxojnë të jenë peng i proceseve politike dhe se shteti ka obligim t’i përmbushë detyrimet ndaj punëtorëve, pavarësisht situatës politike. Ajo ka shtuar se çdo rrezikim i pagave të muajit mars apo i shërbimeve shëndetësore do të kërkonte reagim të menjëhershëm institucional.

Shqetësime ka shprehur edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ka thënë se mungesa e Qeverisë dhe e Kuvendit mund të sjellë pasoja të rënda për punëtorët publikë. Ai ka theksuar mungesën e dialogut me institucionet dhe ka paralajmëruar se mosformimi i Qeverisë deri në mars do të rrezikonte drejtpërdrejt pagesën e pagave.

Sipas Jasharajt, një situatë e tillë do të godiste rëndë mësimdhënësit, shumica e të cilëve kanë kredi bankare.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Ali Gashi, ka deklaruar se krijimi sa më i shpejtë i institucioneve është i domosdoshëm për të shmangur pasoja serioze, duke theksuar se në rast vonesash apo ndërprerjes së pagave, barrën kryesore do ta bartin qytetarët.

Zvarritja e formimit të institucioneve ngre alarmin e sindikatave: Pagat nuk duhet të bëhen peng i krizës politike

KQZ sot mban dy mbledhje, në fokus

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *