#Lajme

Zogaj: LDK garon e vetme në zgjedhjet e dhjetorit, në bisedime me Nismën dhe grupe të tjera politike

Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit pa koalicione parazgjedhore, duke garuar vetëm me emrin dhe listën e LDK-së.

Zogaj theksoi se të gjithë ata që duan të jenë pjesë e listës së LDK-së dhe të mbështesin programin e saj për zhvillimin e vendit janë të mirëseardhur t’i bashkohen. Ai po ashtu konfirmoi se, përveç komunikimit me Nismën, LDK është duke zhvilluar bisedime edhe me grupe të tjera politike që kanë shprehur interes për të konkurruar së bashku në këto zgjedhje.

Sipas Zogajt, këto diskutime synojnë qartësimin e mundësive të bashkëpunimit për garën e radhës.