#Lajme

Zjarri në Shtime lë të asfiksuar 10 persona, tre dërgohen për trajtim në emergjencë në Ferizaj

Një zjarr i shpërthyer në rrethana ende të panjohura në Shtime ka lënë të asfiksuar 10 persona, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore. Tre prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejmë në qendrën emergjente në Ferizaj.

Nga flakët janë djegur gjithashtu dy vetura dhe disa mjete pune, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se hetimet për zbardhjen e shkaqeve janë duke vazhduar.