#Lajme

Zjarr në Karposh të Shkupit, vihet nën kontroll pas djegies së disa barakave

Një zjarr ka shpërthyer sot në lagjen Vllae të Karposhit, duke kapluar disa baraka të njohura si “lepenki”. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) ka njoftuar se zjarri tashmë është vënë nën kontroll.

Në shuarjen e tij janë angazhuar disa automjete dhe ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, nën udhëheqjen e komandantit Zvonko Tomovski. Autoritetet kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo viktima.

Zjarr në Karposh të Shkupit, vihet nën kontroll pas djegies së disa barakave

Miftaraj: VV po luan me nervat e