#Sport

Zidane rrëfen eksperiencën te Real Madrid: “Ishim gjithmonë në dispozicion të lojtarëve dhe ndërtuam besim te ekipi”

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për fillimet e tij te skuadra e madhe spanjolle në vitin 2016 dhe për mënyrën se si trajneri duhet të trajtojë lojtarët.

Zidane mbërriti në Madrid në janar 2016, pas një periudhe të vështirë nën drejtimin e Rafael Benítez, dhe më pas e çoi ekipin drejt tri titujve radhazi në Champions League. Ai ka treguar se kur mori drejtimin, gjendja e ekipit ishte kritike dhe lojtarët nuk ishin në formë të mirë fizike.

“Ishim të përkushtuar dhe punonim nga ora 9 e mëngjesit deri në 11 të natës. E dija që po hyja te ekipi më i mirë në botë dhe nëse punonim mirë mund të arrinim gjëra të mëdha. Nuk donim që stërvitjet të ishin gjithmonë të njëjta”, ka thënë Zidane.

Ai ka shtuar se kur skuadra ishte në krizë, u takua me katër kapitenët dhe u shpjegoi se çfarë kërkonte nga ata. “U thashë se nëse luanim kundër Atletico Madrid ose Barcelonës do të humbnim 100%. Por nëse punonim bashkë, atëherë mund të fitonim – dhe kështu ndodhi. Në janar nuk do t’i kishim mundur, por në fund të sezonit fituam të dy: Barcelonën në Ligë dhe Atleticon në Champions”, tha Zidane.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e marrëdhënies me lojtarët: “Në Real Madrid, ishim gjithmonë në dispozicion të lojtarëve. Kjo e bën ekipin të fortë – je aty për lojtarin. Duhet të tregosh se je për ta, sepse vetëm kështu dhoma e zhveshjes pranon atë që dëshiron të implementosh. Nëse lojtarët nuk bien dakord me stërvitjet dhe mënyrën e punës, gjithmonë do të mungojë diçka. Me ne, besoj se e shijuan shumë në të gjitha nivelet”.

Zidane shtoi se besimi te lojtarët ishte çelësi i suksesit të tyre: “U inkulkuam shumë besim lojtarëve. Kishin kaluar një periudhë të vështirë dhe duhej të rikuperonin formën fizike dhe besimin. Kur një lojtar është konkurrues dhe i kënaqur që stërvitet dhe luan, është e sigurt që mund të fitosh tri Champions. Ne u kënaqëm shumë, dhe gjithmonë u përpiqëm t’u tregojmë se të gjithë janë të rëndësishëm. Nëse nuk stërvitesh mirë, nuk mund të luash. Nëse e di të hënën kush do të luajë të shtunën, është problem. Lojtarët që nuk luajnë nuk do të stërviten mirë”, përfundoi ish-trajneri i Real Madrid.

Kjo rrëfim tregon qasjen e Zidane ndaj lojtarëve: përkushtim, besim dhe ndërtim i një ekipi të bashkuar, çelësi i suksesit të tij te “Los Blancos”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *