#Lajme

Zemaj: VV po zvarrit konstituimin, s’i ka numrat për qeveri

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se qëllimisht po e vonon konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, bllokada lidhet drejtpërdrejt me mungesën e numrave për formimin e qeverisë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Konstituimi po zgjat përtej arsyeshmërisë. VV nuk është e interesuar të kalojmë në hapin tjetër pa pasur siguri për krijimin e qeverisë”, tha Zemaj.