Zelensky viziton Brukselin për të takuar shefin e NATO-s
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të udhëtojë sot në Bruksel për një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Vizita e tij bëhet në kuadër të konsultimeve ndërkombëtare mbi çështjet e sigurisë dhe mbështetjes për Ukrainën.
Takimit pritet t’i bashkohen edhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, si dhe shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, raporton BBC. Vizita vjen në një kohë të tensionuar për shkak të vazhdimit të luftës ndaj agresionit rus.










