#Botë #Lajme

Zelensky: Është vetëm çështje kohe para se të ribashkojmë Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Ditën e Pavarësisë ka dhënë një mesazh të fuqishëm dhe shpresëdhënës, duke theksuar vendosmërinë e Ukrainës për ribashkimin e vendit dhe rikthimin e tokave të pushtuara.

Në fjalimin e tij, Zelensky përmendi Monumentin e Pavarësisë në Kiev, ku janë të shënuara distancat deri në qytetet e pushtuara si Donetsku, Luhansku dhe Krimea, duke e cilësuar atë simbol të qëndrueshmërisë dhe unitetit të Ukrainës. Ai tha se asnjë pushtim i përkohshëm nuk mund të ndryshojë lidhjen mes ukrainasve dhe se një ditë vendi do të ribashkohet plotësisht.

Fjalimi i tij vjen ndërsa përballja me pushtimin rus vazhdon në disa rajone lindore dhe në Krime, duke rikujtuar rëndësinë e unitetit dhe shpirtit të pandarë të popullit ukrainas.