#Botë

Zelensky akuzon Moskën për përdorimin e mercenarëve nga Kina, Pakistani dhe vende të tjera

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat ukrainase në verilindje të vendit po përballen me mercenarë të huaj që luftojnë për Rusinë. Ai përmendi mercenarë nga Kina, Pakistani, Taxhikistani, Uzbekistani dhe vende të ndryshme afrikane.

Zelensky u zotua për një përgjigje ndaj këtij fenomeni dhe tha se situata në vijën e frontit, veçanërisht në mbrojtjen e Vovchansk, po ndiqet nga afër.

Këto akuza vijnë pas pretendimeve të mëparshme për rekrutimin nga Rusia të luftëtarëve kinezë, të cilat Kina i ka mohuar, ndërsa Koreja e Veriut raportohet se ka dërguar trupa në rajonin rus të Kurskut.

Deri tani, Taxhikistani, Uzbekistani dhe Pakistani nuk kanë komentuar lidhur me këto pretendime.