#Sport

Zanetti: Pa penalltinë e Liverpoolit, Interi do të ishte në 1/8-at e Championsit

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka komentuar shortin e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, ku Nerazzurrët do të përballen me Bodo/Glimt, duke theksuar se skuadra do të përgatitet maksimalisht për këtë sfidë.

Zanetti rikujtoi ndeshjen e humbur ndaj Liverpoolit si moment vendimtar të fazës së grupeve. “Fatkeqësisht, na mungon ajo pikë kundër Liverpoolit; përndryshe, nuk do të ishim këtu tani. Ne e pranojmë situatën dhe tani po përgatitemi për një ekip që nuk duhet nënvlerësuar,” tha ai, duke iu referuar penalltisë së diskutueshme që vendosi ndeshjen në San Siro.

Ai gjithashtu paralajmëroi për vështirësitë që e presin Interin në Norvegji, duke përmendur temperaturat e ulëta dhe bari artificial. Zanetti theksoi se fokusi mbetet te sfida e radhës dhe jo te ish-trajneri José Mourinho.

Sa i përket merkatos, ai konfirmoi besimin në skuadrën aktuale, duke shtuar se Ausilio dhe Baccin po monitorojnë tregun dhe do të veprojnë nëse shfaqen mundësi, ndërsa Interi synon të mbetet konkurrues në Champions dhe Serie A.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *