Ymeri: Çmimi i rrymës në veri është më i ulët – qytetarët e tjerë po paguajnë importin, ndërsa atje vetëm konsum
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me dallimet në çmimin e energjisë elektrike që paguhet në komunat veriore krahasuar me pjesën tjetër të vendit.
Në një shkrim të saj, Ymeri ka deklaruar se tarifa e energjisë për qytetarët në shumicën e Kosovës është 9.05 cent, ndërsa në veri paguhet 7.40 cent.
Ajo ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se pjesa tjetër e vendit po paguan koston e importit të energjisë, ndërsa në veri paguhet vetëm konsumimi.
“Ne e paguajmë importin e nacionalizmat e Albin Kurtit, ata veç rrymën”, ka shkruar Ymeri.











