Xhiro e dytë e Ligës së Kampionëve zhvillohet sot me nëntë ndeshje në program
Sot në mbrëmje zhvillohet xhiroja e dytë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku nëntë ndeshje pritet të sjellin sfida të forta dhe emocionuese.
Real Madrid, klubi më i suksesshëm në historinë e kompeticionit, ka udhëtuar mbi 7,000 kilometra drejt Almatyt në Kazakistan, ku do të përballet me ekipin vendas, Kairatin. Pavarësisht largësisë dhe udhëtimit të gjatë, madrilenët konsiderohen favoritë të qartë në këtë përballje.
Ndër ndeshjet më interesante të kësaj xhiroje janë edhe Chelsea-Benfica, Galatasaray-Liverpool dhe Atletico Madrid-Eintracht Frankfurt. Gjiganti bavarez, Bayern Munich, do të presë në shtëpi debutuesit qipriot, Pafosin, ku pritet të fitojë si favorit i madh.
Po ashtu, Interi do të presë Slavia Pragën, Marseille luan ndaj Ajaxit, Atalanta ndeshet me Club Brugge, ndërsa Tottenham Hotspur udhëton për të luajtur kundër Bodo/Glimt.












