#Sport

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Baseli dhe nuk përjashton Rapperswil Jona

Ylli kosovar-zviceran Xherdan Shaqiri ka paralajmëruar një largim të mundshëm nga Baseli dhe nuk përjashton mundësinë të luajë për Rapperswil Jona, klubin zviceran ku zotëron tashmë një pjesë të aksioneve.

Gjatë një interviste për “Blick”, Shaqiri ka treguar se përfshirja e tij në Rapperswil është pjesë e planeve afatgjata për zhvillimin e klubit, duke e parë si një mundësi për të mësuar rreth drejtimit të një ekipi futbolli. Ai gjithashtu po punon për t’u pajisur me licencat e trajnerit dhe është i sigurt se do të mbetet pjesë e futbollit edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar.

Shaqiri nuk e përjashton mundësinë që vetë të luajë për Rapperswilin dhe ka zbuluar se planifikon të udhëtojë në SHBA verën e ardhshme për të ndjekur disa ndeshje të Kupës së Botës, ndoshta edhe finalen.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *