Xhaferi i LDK: Kurrë nuk kam votuar “kundër” me më shumë kënaqësi sesa ndaj Muratit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se asnjëherë nuk ka votuar “kundër” me më shumë kënaqësi sesa gjatë votimit për Hekuran Muratin si kandidat për kryetar të Kuvendit.
Xhaferi ka akuzuar Muratin se gjatë mandatit të tij ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës, ka penguar ekonominë dhe ka nxitur përçarje politike.
“Një njeri me qasje të tillë nuk mund të ketë votën time. Njerëzit me këtë mendësi duhet të largohen nga udhëheqja politike. Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike,” shkroi ai.










