#Sport

Wolverhampton favoriti për transferimin e Anis Mehmetit

Wolverhampton Wanderers është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Anis Mehmeti dhe konsiderohet një nga favoritët kryesorë për ta transferuar brenda këtij afati kalimtar. Sipas mediave angleze, Wolves ka hapur kontakte zyrtare me Bristol Cityn, klub me të cilin Mehmeti ka kontratë deri në fund të sezonit, ndërkohë që edhe Ipswich Town nga Championship tregon interes për 25-vjeçarin.

Mehmeti është një nga lojtarët më të dalluar të këtij sezoni në Championship, me tetë gola dhe gjashtë asistime në 28 paraqitje. Futbollisti nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij dhe do të shihet deri në mbyllje të afatit nëse do të qëndrojë te Bristol City apo do të zgjedhë një ofertë tjetër.