#Lajme

VV kryeson në numërimin e votave me kusht, mbi 31 për qind e vendvotimeve të përfunduara

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka vazhduar të hënën procesi i numërimit të votave me kusht, si dhe i votave të personave me nevoja të veçanta. Ky proces përbën fazën e fundit të përpunimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në përditësimin e fundit janë numëruar 18 nga gjithsej 57 vendvotime, që përfaqëson 31.58 për qind të votave me kusht. Në këtë fazë të numërimit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me rezultatet e deritanishme.