VV: Gjykata Kushtetuese krijoi rregull të ri jashtë juridiksionit
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si arbitrar dhe në tejkalim të juridiksionit. Sipas VV-së, Gjykata ka përdorur analogji të paqëndrueshme, të ngjashme me qëndrimet e PDK-së, duke hapur mundësinë që pas 30 ditësh dështimi, kryetarin e Kuvendit ta propozojë një parti tjetër.
VV thekson se Gjykata nuk iu referua asnjë kushtetute evropiane apo botërore dhe nuk kërkoi mendime nga gjykata homologe, duke e bërë këtë rast “si asnjë tjetër”.











