#Lajme

VV dërgon në Gjykatë Supreme vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kanë paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 2025-ës.

Ankesa, e dorëzuar më 26 gusht, argumenton se vendimi i KQZ-së për refuzimin e certifikimit ishte i bazuar në nenet e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, të cilat i japin anëtarëve të KQZ-së diskrecion të plotë për të miratuar ose refuzuar certifikimin e subjekteve politike.

PZAP, më herët, kishte pranuar ankesën e Listës Serbe duke e anuluar vendimin e KQZ-së të datës 21 gusht, me arsyetimin se nuk ishte provuar bindshëm që kandidatët e këtij subjekti nuk i plotësonin kriteret e përcaktuara në nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në këtë mënyrë, çështja tani kalon për vendim përfundimtar në Gjykatën Supreme.