Vushtrri: Vajza e mitur e raportuar e zhdukur gjendet dhe kthehet në familje në gjendje të mirë
Një vajzë e mitur e raportuar si person i zhdukur në Vushtrri është gjetur dhe është kthyer e sigurt në familjen e saj, njofton Gazeta Sinjali.
Rasti ishte raportuar më 15 nëntor 2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Ajet Emir Caka” në fshatin Stanoc i Epërm, kur ankuesi L. C. kishte informuar Policinë se vajza e tij, E. C., kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Autoritetet kishin nisur menjëherë procedurat për kërkimin e të miturës.
Më 17 nëntor 2025, rreth orës 10:00, vajza e mitur është paraqitur në Stacionin Policor të Vushtrrisë së bashku me njërin nga prindërit. Ajo është intervistuar nga njësia e hetimeve në prani të prindit dhe punonjësit të Qendrës për Punë Sociale, ku është konstatuar se gjendet në gjendje të mirë shëndetësore.
E mitura është kthyer në familje, ndërsa rasti është mbyllur si “Person i zhdukur – i gjetur”.











