Vushtrri: Sot në ora 14:00 fillojnë dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2026
Komuna e Vushtrrisë sot nis zyrtarisht dëgjimet publike me qytetarët, në kuadër të përgatitjeve për draft-buxhetin dhe projektet e planifikuara për vitin 2026.
Takimi i parë do të mbahet sot në ora 14:00, ku qytetarët do të kenë mundësi të kontribuojnë me idetë dhe propozimet e tyre për planifikimin buxhetor.














