#Lajme

Vushtrri përkujton dëshmorin Avni Saraçi me homazhe dhe përurim të shtatores

Në Vushtrri u shënua përvjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Avni Saraçi, me aktivitete përkujtimore të organizuara nga Komuna e Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.

Ceremonitë nisën me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në orën 11:00, ku përfaqësues të institucioneve, familjarë dhe qytetarë nderuan veprën dhe sakrificën e tij. Në orën 12:00 u bë përurimi i shtatores së Avni Saraçit në vendin e rënies, afër Urës së Gurit, nën patronazhin e kryetarit të Komunës, Ferit Idrizi.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtimit të dëshmorit dhe vlera e sakrificës së tij për lirinë e vendit për brezat e ardhshëm.

Vushtrri përkujton dëshmorin Avni Saraçi me homazhe dhe përurim të shtatores

Miftaraj: VV po luan me nervat e