Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona
Në Prishtinë është raportuar për një rast të vrasjes në tentativë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Policia ka arrestuar tre të dyshuar kosovarë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre dhe në një veturë të njërit prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtër – pistoletë dhe një armë automatike AK-47.
Të dyshuarit janë marrë në pyetje dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.











