#Kronika e zezë

Vrasje në Ferizaj, viktimë një 40-vjeçar nga fshati Balaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Ferizajt. Burime nga Emergjenca bëjnë me dije se në fshatin Balaj është privuar nga jeta një person rreth 40-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.R.

Ngjarja ka ndodhur sonte, ndërsa Policia e Kosovës është mobilizuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Rrethanat dhe motivi i vrasjes ende mbeten të paqarta, por sipas burimeve, hetuesit e krimeve të rënda dhe njësitë relevante policore po punojnë intensivisht për të sqaruar detajet.