#Sport

Vojvoda triumfon në derbin shqiptar, Como shkatërron Torinon në Serie A

Como ka regjistruar një fitore spektakolare në Serie A, duke mposhtur Torinon me rezultat bindës 6-0. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas vazhdon formën e shkëlqyer, duke u konfirmuar si një pretendente serioze për një vend në top 4.

Golat për Comon u realizuan nga Douvikas, i cili shënoi dy herë, si dhe nga Baturina, Da Cunha, Kuhn dhe Caqueret.

Ky takim u konsiderua edhe si një “derbi shqiptarësh”, pasi te Como aktivizohet mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ndërsa te Torino luajnë dy futbollistët kuqezi, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.

Pas kësaj fitoreje, Como renditet në pozitën e pestë në tabelën e Serie A me 40 pikë, ndërsa Torino mbetet në vendin e 14-të me 23 pikë.