Vllasi: Kurti po e zvarrit qëllimisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit
Në seancën e sotme, VV propozoi Albulena Haxhiun dhe më pas Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra nuk mori votat e nevojshme.
Analisti Azem Vllasi e cilëson këtë si strategji të Albin Kurtit për të mos e konstituar Kuvendin dhe për të shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja, me synimin që VV të qeverisë pa koalicion.
Sipas tij, propozimi i kandidateve femra lidhet edhe me llogari politike që prekin Presidenten Vjosa Osmani, duke ia ulur gjasat për një mandat tjetër. Vllasi shtoi se me Glauk Konjufcën si kandidat, Kuvendi do të ishte konstituar moti.











