#Lajme

Vjosa Osmani dhe Fanë Rugova vendosin lule te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar figurën e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, duke vendosur lule te varri i tij me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Homazhet u zhvilluan në praninë e bashkëshortes së të ndjerit, Fanë Rugova, e cila së bashku me presidenten Osmani vendosi kurorën me lule. Në ceremoni morën pjesë edhe fëmijët e Ibrahim Rugovës, Uka dhe Teuta, si dhe anëtarë të kabinetit presidencial.

Nderime për presidentin historik bënë gjithashtu edhe disa përfaqësues diplomatikë, mes tyre ambasadorët Jonathan Hargreaves, Anu Prattipati, Olivier Guérot dhe Danijela Barišić.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *