Vjedhje në qendër të Gjilanit – Hajnat marrin veturën nga parkingu i LC Waikiki
Vjedhje në qendër të Gjilanit – Hajnat marrin veturën nga parkingu i LC Waikiki
Një veturë e tipit Opel Corsa, ngjyrë hiri, është vjedhur të dielën në mesditë në qytetin e Gjilanit, në parkingun e qendrës tregtare LC Waikiki, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Vetura ishte parkuar rreth orës 15:30, ndërsa pronari ka vërejtur mungesën e saj pak pas orës 17:00. Sipas informacioneve, hajnat kanë përfituar nga fakti se çelësi ishte harruar brenda veturës.
Automjeti i vjedhur është model Opel Corsa, i vitit 1999, me targa 06-340-BC. Prokurori kujdestar e ka cilësuar rastin si “Vjedhje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet policore në Gjilan.











