#Kosova

Vjedhje e rëndë në Ferizaj – Hajnat marrin 26 mijë euro në para dhe stoli ari në Gaçkë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Gaçkë të Ferizajt, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një banori, duke i shkaktuar dëm të madh financiar.

Sipas burimeve nga Prokuroria, hajnat kanë marrë 19 mijë euro në stoli ari dhe 7 mijë franga zvicerane në para të gatshme. Pas denoncimit të rastit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë hetimore dhe forenzike për të ndërmarrë veprimet e para hetimore, me urdhër të prokurorit kujdestar.

Rasti tashmë është duke u trajtuar me prioritet, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorëve të cilët ndodhen në arrati, janë duke vazhduar.