Vidovdani shënohet sot – Policia apel për qetësi, Kurti paralajmëron për provokime
Vidovdani shënohet sot – Policia apel për qetësi, Kurti paralajmëron për provokime
Sot në Gazimestan shënohet festa e Vidovdanit nga komuniteti serb. Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë sigurie dhe u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të shmangin provokimet dhe të respektojnë ligjin.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar përpjekje për destabilizim nga Beogradi, përmes grupeve të organizuara nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja. Sipas tij, këto grupe mund të përdorin simbole nacionaliste dhe retorikë nxitëse që bien ndesh me Kushtetutën.
Kurti u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve, ndërsa theksoi se tubimet duhet të zhvillohen në përputhje me ligjin.











