Vidovdani: Arrestohet një person në Graçanicë për bluza me mesazhe politike
Vidovdani: Arrestohet një person në Graçanicë për bluza me mesazhe politike
Policia e Kosovës ka arrestuar V.P., organizator i një udhëtimi pelegrinazhi nga Beogradi, pasi grupi që udhëhiqte kishte të veshur bluza me mesazhin “Serbia e Bashkuar” dhe ngjyrat kuq, kaltër e bardhë.
Arrestimi u bë në prani të KFOR-it dhe Inspektoratit Policor. Policia nuk ka dhënë detaje rreth ndalimit, ndërsa në zonë raportohet për prezencë të shtuar të forcave të sigurisë.











