#Kosova #Lajme

Vidhen 30 armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Drenas, rasti po hetohet nga policia

Një vjedhje e rëndë është raportuar pas mesnatës së 31 korrikut në komunën e Drenasit, ku persona të maskuar kanë depërtuar me forcë në një poligon të shenjëtarisë dhe kanë marrë 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm.

Sipas dëshmisë së dhënë në Policinë e Kosovës nga një qytetar, vlera e armëve të vjedhura është e konsiderueshme. Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe aktualisht është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore.