#Kronika e zezë

Vetaksident tragjik në Pejë, ndërron jetë shoferi

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 05:20 një veturë ka goditur një shtyllë ndriçimi rrugor, duke shkaktuar lëndime të rënda tek ngasësi. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e këtij vetaksidenti tragjik.