Vetaksident në Pejë, një i lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:15 në fshatin Ramun të komunës së Pejës, ku është përfshirë një veturë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar shkaqet e rastit.











