Vengu: Marrëveshja e mbrojtjes me Kosovën dhe Kroacinë nuk është kundër askujt
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë për leje nga askush për të nënshkruar marrëveshjen trepalëshe në fushën e mbrojtjes. Ai i bëri këto komente pas reagimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me këtë marrëveshje.
Vengu theksoi se marrëveshja nuk është e drejtuar kundër asnjë shteti dhe se synon stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Ai shtoi se madje i është bërë ftesë edhe Serbisë për t’iu bashkuar kësaj iniciative, nëse e sheh si të rëndësishme të ardhmen euroatlantike dhe stabilitetin e rajonit.
Sipas tij, deri më tani nuk ka pasur përgjigje nga pala serbe lidhur me këtë ftesë.








