#Lajme

Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, Basha e kundërshton: Ka gabime serioze në interpretim dhe zbatim

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës është në kundërshtim me Kushtetutën.

Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i Kuvendit, Dimal Basha. Përmes një postimi në Facebook, ai ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës përmban gabime thelbësore, duke theksuar se ka pasaktësi në interpretimin dhe zbatimin e normave përkatëse kushtetuese.