Vendim nga FIFA, vetëm 6,500 shikues të lejohen në ndeshjen Serbi – Shqipëri
Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 11 tetor, do të luhet në praninë e vetëm 6,500 tifozëve.
Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me mbylljen e një pjese të stadiumit “Duboçica” në Leskovc, për shkak të incidenteve të shumta gjatë ndeshjes së fundit kundër Anglisë.
Sipas mediumit serb “Sportklub”, kjo është arsyeja që kapaciteti i stadiumit për këtë përballje do të jetë i reduktuar në 6,500 shikues.











