#Lajme

Veliaj rikthehet në detyrë, nënshkruan urdhrin e parë nga paraburgimi

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e riktheu në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka nënshkruar urdhrin e parë drejt ndërmarrjes së dekorit dhe eventeve për festat e fundvitit, ndërkohë që ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës.

Sipas urdhrit, ndërmarrja duhet të sigurojë dekorimin e qytetit duke respektuar të gjitha standardet dhe kushtet e sigurisë, si dhe të dekorojë ministritë përgjatë bulevardit sipas kërkesave të tyre.

Gjykata Kushtetuese vendosi që në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj, dhe konfirmoi që Veliaj do të vazhdojë të jetë kryebashkiak, pavarësisht se aktualisht ndodhet në paraburgim.