#Sport

Vedat Muriqi synon rekordin e Samuel Eto’o te Mallorca

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira në karrierën e tij, me 10 gola të shënuara deri më tani për Mallorcan. Me këtë rezultat, ai ka arritur në total 44 gola në 126 ndeshje për skuadrën spanjolle.

31-vjeçari synon të hyjë në historinë e klubit si golashënuesi më i mirë, duke u afruar me rekordin e Samuel Eto’o, i cili ka shënuar 54 gola në La Liga me Mallorcan. Me formën aktuale dhe 19 ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, Muriqi ka mundësinë ta thyejë këtë rekord, për sa kohë shmang lëndimet serioze.