#Sport

Vdes presidenti i Fiorentinës, FIGC nderon kujtimin e Rocco Commisso

Mëngjesin e së shtunës është bërë i ditur lajmi i ndarjes nga jeta të presidentit të Fiorentinës, Rocco Commisso, një humbje e madhe për futbollin italian.

Në shenjë respekti, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur që gjatë kësaj fundjave, në të gjitha ndeshjet e ligave profesioniste, si në futbollin e meshkujve ashtu edhe të femrave, të mbahet një minutë heshtje në nder të tij.

Pas lajmit të trishtë ka reaguar edhe presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjen Commisso dhe klubin e Fiorentinës, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në futbollin italian.

“Jemi pranë familjes Commisso dhe Fiorentinës në këtë moment të dhimbshëm. Rocco Commisso ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në futbollin italian. Do ta kujtojmë gjithmonë për entuziazmin, vizionin dhe rolin e tij si pikë referimi edhe në procesin e rinovimit që po ndërmarrim. Miqësia dhe shkëmbimi i ideve me të kanë qenë gjithmonë të veçanta”, është shprehur Gravina.