Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit mes ngërçit politik
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00 për të vazhduar seancën konstituive, me synim zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Ky vazhdim vjen pas dështimit të së mërkurës, kur asnjëra nga dy kandidatët e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.
Në votimin e parë, Albulena Haxhiu mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime, ndërsa i njëjti rezultat u përsërit edhe për Donika Gërvallën, e propozuar më pas nga Glauk Konjufca në emër të LVV-së.
Ngërçi në zgjedhjen e kryeparlamentarit ka zgjatur procesin e konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve, duke thelluar krizën politike në vend.










