Vazhdon rinumërimi në QNR, përfshihen 382 vendvotime
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas vendimeve të KQZ-së. Deri më sot janë rinumëruar 382 nga 914 vendvotime, duke përfshirë 19 komuna si Deçan, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Prishtinë dhe pjesërisht Prizren.
KQZ-ja njofton se rinumërimi po vazhdon në Prizren dhe do të përfshijë gradualisht vendvotime të tjera. Numri i ekipeve për rinumërim është rritur nga 20 në 26, ndërsa rezultatet e rinumërimit mund të ndiqen online në platformën e KQZ-së.











