Vazhdojnë kolonat në Merdarë, pritje deri në një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova
Pritje të gjata janë regjistruar edhe sot në disa pika kufitare të Kosovës, si pasojë e fluksit të shtuar të automjeteve.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata më e rënduar paraqitet në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë deri në një orë e gjysmë. Kolona e automjeteve në këtë pikë është rreth 600 metra e gjatë.
Pritje ka edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta për dalje, ndërsa në pikat e tjera kufitare qarkullimi po zhvillohet normalisht, me pritje që variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje qytetarëve të informohen paraprakisht për gjendjen në kufi dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre në përputhje me rrethanat.











