#Botë

Uragani “Melissa” godet Xhamajkën me fuqinë maksimale, shpallet emergjencë kombëtare

Xhamajka po përballet me uraganin “Melissa”, një stuhi e Kategorisë 5 – niveli më i lartë i rrezikshmërisë – që po konsiderohet si më i fuqishmi në historinë e vendit. Me erëra që arrijnë deri në 280 kilometra në orë, uragani po shkakton dëme të mëdha dhe rrezik përmbytjesh katastrofike e rrëshqitjesh toke në të gjithë territorin.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së (NHC), “Melissa” ka marrë tashmë shtatë jetë njerëzish – tre në Xhamajkë, tre në Haiti dhe një në Republikën Dominikane. Viktimat në Xhamajkë humbën jetën gjatë përgatitjeve për stuhinë, në aksidente që ndodhën teksa siguruan shtëpitë e tyre.

NHC paralajmëroi se ky është një uragan potencialisht vdekjeprurës, me pasoja që mund të krahasohen me ato të uraganeve Maria (2017) dhe Katrina (2005).

Kryeministri i Xhamajkës, Andrew Holness, deklaroi se vendi është në një situatë tejet të rrezikshme dhe bëri thirrje për evakuim të menjëhershëm në zonat më të ekspozuara.

“Nuk besoj se ndonjë infrastrukturë në atë rajon mund t’i rezistojë një uragani të Kategorisë 5. U bëj thirrje qytetarëve të largohen menjëherë nga zonat e rrezikut,” – theksoi Holness për CNN.

Autoritetet kanë shpallur kufizime të plota të lëvizjes, ndërsa qendrat emergjente janë hapur për strehimin e banorëve. Ekipet e shpëtimit qëndrojnë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rastet e emergjencave.

Uragani “Melissa” pritet të vazhdojë drejt Karaibeve lindore në orët në vijim, duke rritur frikën për pasoja shkatërruese në rajon.

Uragani “Melissa” godet Xhamajkën me fuqinë maksimale, shpallet emergjencë kombëtare

Jasharaj: Kurti nuk gaboi që nuk e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *